Bota

Elektriçisti me aftësi të kufizuara ndërton “ashensorin” diellor për t’u ngjitur në katin e tetë.

Një burrë me karrige me rrota ka krijuar “ashensorin” me energji diellore, me të cilin arrin në apartamentin e tij në katin e tetë. Në një video të publikuar nga Daily Mail, shihet 69-vjeçari Alexander Yudin që arrin në ballkonin e banesës së tij në Rusinë Jugore nga mjeti që projektoi.

Një elektricist me profesion, Yudin instaloi gjithashtu panele diellore për të fuqizuar ashensorin, në mënyrë që të mos ngecte brenda ose jashtë shtëpisë së tij në rast se do të kishte ndërprerje të energjisë elektrike. Atij iu deshën muaj të tërë për të ndërtuar këtë pajisje.

I moshuari humbi njërën këmbë në një aksident automobilistik në vitet ’90 por tre vite më pas theu dhe këmbën tjetër duke mbetur me aftësi të kufizuara.