Celebrities Gossip Showbiz

Elgit Doda ka një dhuratë të veçantë për të gjithë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Ditën e sotme, me rastin e 110- vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. E me këtë rast Elgiti përveç se ka uruar të gjithë shqiptarët, por gjithashtu ka përgatitur dhe një dhuratë për të gjithë, ku me anë të një postimi ka treguar se ka krijuar versionin e tij të këngës së njohur “Mora Fjal”.

Elgiti nuk i kursen thumbat në rrjete sociale nga kolegëve të tij me anë të shprehjeve të ndryshme të postuara në Instastory, ku si një prej tyre është marrë edhe një ndër postimet e tij të fundit. Këngëtari ka postuar foton tashmë legjedare të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi, të cilët pas kaq shumë viteve si rival në fushën e futbollit, tashmë pozuan bashkë për firmën e njohur të modës, Louis Vuitton. Elgiti e ka komentuar këtë foto me disa fjalë.