Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Elhaid Cufi, ‘fenomeni i rrjeteve sociale’, tregon gjithçka për shkrimet e tij! Sa fiton Elhaidi nga rrjetet sociale?!

Big Brother Vip është një nga emisionet më të suksesshme dhe për vetëm dy javë ka fituar një numër të madh shikuesish. Çelësi i suksesit padiskutim që ka qenë edhe përzgjedhja e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nga të cilët është Elhadi Cufi.

Edhe pse i eleminuari i parë, në shumë pak kohë, Elhaidi arriti të pëlqehet nga fansat. Një vip ndryshe në shtëpi, teksa ishte i vetmi i cili u bë pjesë e projektit si ‘fenomen i rrjeteve sociale’. I njohur për shkrimet e tij, i eleminuari i parë i Big Brother Vip dha një intervistë ekskluzive në emisionin “Pardon My French”. Elhaidi u shpreh për formën e tij të artit, ndërsa foli edhe për paragjykimet, dhe tregoi si i pret ai komentet negative. Por si nisi e gjitha kjo eksperiencë?! Këtë e zbulon vetë Elhaidi ekskluzivisht për Top Albania Radio.

Unë fillimisht kam krijuar tekste këngësh, ka qenë një rebelim shpirtëror i imi. Më dukeshin shumë padrejtësi me aq sa kuptoja unë. Mllefin brenda vetes e shprehja nëpër vargje…

Por për çfarë pëlqen më së shumti të shkruajë Elhaidi, për çfarë ndjen ai nevojën të shkruajë, ose më saktë, cila është ajo gjë që i mungon lexuesve sipas tij?!

Fillova të shkruaj për tema të ndryshme dhe përfundova te dashuria që i mungon secilit në shumë forma. Uroj njerëzit të kenë sa më shumë dashuri, por për fatin tonë të keq, kemi një mungesë të theksuar dashurie. Hoqa prangat e shpirtit dhe e lashë shpirtin e lirë.

Unë shkruaj për tema sociale te librat, nga mjerimi shoqëror, tallja, mosvlerësimi. Kërkoj të prek të gjithë temat, të jem universal në atë që shkruaj… Në rrjete sociale është vetëm një pjesë e teksteve në libra…

Elhaidi ndër të tjera ka shpjeguar pse ai është quajtur ‘fenomen i rrjeteve sociale’. Ai tregon se nuk ka patur dëshirë protagonizmi, dhe madje ka shkruar edhe më përpara se rrjetet sociale të ishin të përhapura gjerësisht. Megjithatë, ato e ndihmuan, pasi erdhi duke u rritur popullariteti i tij. Kujtojmë, se opinionistja e Fan Club, Iva Tiço, është shprehur se Elhaidi nuk është poet. Megjithatë, ai ka një përgjigje edhe për të.

Nuk u mërzita aspak. Mund të kem marrë edhe komente të tjera, përshtypje të njerëzve që thjesht kanë parë një shprehje time, por nuk kanë hyrë në thelb të lexojnë atë që unë kam shkruar. Unë kritikat i marr nëse dikush lexon librin tim, analizon dhe jep një analizë të mirëfilltë të asaj që kam shkruar…

Një pyetje që me siguri e kanë shumë prej fansave të tij, apo edhe ata që e kanë ndjekur në shtëpinë e Big Brother Vip, është nëse ai fiton nga rrjetet sociale, dhe përgjigjen na e jep vetë Elhaidi.

Nga rrjetet sociale fitohet dashamirësi. Unë realisht nuk kam fituar nga rrjetet sociale, sepse nuk i kam përdorur për reklama. I vetmi fitim është shitja e librave… Por fitimi më i madh nuk është ai monetar… Fitimi më i madh është kur njerëzit të lexojnë, të japin dashuri…