Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Elhaid Cufi flet për herën e vetme që ka tradhëtuar: “Ajo ishte një histori në greminë…”

Elhaid Cufi, ose siç njihet ndryshe ‘fenomeni i rrjeteve sociale’, ka fituar popullaritet gjatë javëve të fundit, duke qenë se u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. I eleminuari i parë i Big Brother Vip, dha një intervistë ekskluzive në “Pardon My French” nën moderimin e Jonidës dhe Kevit. Kujtojmë, se Elhaidi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa kur ishte brenda shtëpisë, pranoi publikisht se ka tradhëtuar një herë në jetën e tij.

Unë e kam pranuar atë gjë sepse nuk jemi të shenjë… Të gjithë kemi gabimet tona… Më duhet ta shpjegoj përsëri… Nuk ka qenë një lidhje serioze… Nuk ka qenë një tradhëti që ka lënduar dikë sepse të dy kemi qenë në të njejtën situatë… Ajo ishte një histori në greminë…

Ndoshta i kam bërë dëm vetes, por unë e vlerësoj sinqeritetin. Sinqeriteti është i shenjtë për mua.

Por a është penduar Elhaidi për atë deklaratë të bërë publikisht?!

E mendova që mund të shkaktoj polemika, por ky jam unë. Nuk kam pse shtirem… Unë e dënoj tradhëtinë, sepse e kam provuar vetë dhe e di çfarë ndjenje përjeton. Ndjesia e fajit, sepse ajo që të vret më shumë në jetë është ndërgjegjja. Parajsa që kemi në tokë është ndërgjegjja…

I pyetur për arsyen e futjes në Big Brother Vip, a ishte kjo një strategji e tij për të rritur popullaritetin dhe shitjen e librave?! Elhaid Cufi e mohon kategorikisht diçka të tillë!

Kjo ska qenë strategji, por ka qenë për të mposhtur frikërat e mia… Unë arrita të mposht frikërat e mia, komplekset e kamerave, të jem më i çiltër, arrita të përshtatem me njerëz që nuk më njihnin…