Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Elhaida për mua ka pasur një përulësi…”/Megi Pojani tregon si e ka pritur momentin e puthjes së këngëtares me Ledianin!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e veçantë sepse të gjithë yjet e “Dancing With The Stars” janë mbledhur së bashku për të diskutuar rreth 13 javëve mjaft intesive dhe shumë të bukura që kanë kaluar. Krahë yjeve dhe jurisë kanë qenë edhe Fatma Haxhialiu, Blendi Salaj dhe Jonida Aliçkolli.  A ka mbetur ende diçka për t’u diskutuar para finales së madhe? A janë gati të gjithë për finalen e madhe dhe të shumëpritur të këtij edicioni?

Në fillim u diskutua se si ka qenë java e parë e gjysmëfinalistëve dhe më pas u ndalën tek puthja e Elhaidës dhe Lediani. Pasi Fatma dha mendimin e saj në lidhje me këtë puthje të ndodhur javën e kaluar ajo tha se siç ndodh në çdo histori janë vajzat ato që krahasohen gjithmonë dhe ndër të tjera duhej që nga ana e Ledianit të kishte një reagim. Nga ana tjetër balerini u përgjigj duke thënë se:

Unë kam dashur që ta bëj diçka të tillë por kur e kemi menduar të dy thamë jo. Ne nuk e kemi menduar që kjo histori do të merrte këtë lloj përmase. Kur kemi folur këtu kur është dhënë video ne kemi rënë dakord ta ndajmë këtë copëz nga kjo historia jonë për ta pasur më tepër kujtim për veten. Kjo është një histori dashurie shumë reale, ne ndiejmë diçka të veçantë për njëri-tjetrin, jemi të lumtur të dy dhe kaq. 

Por si u prit puthja nga konkurrentët e tjerë? Një nga finalistet e këtij edicioni, Megi Pojani u shpreh se:

Unë me Elhaidën kam pasur komunikim shumë të pakët gjatë kohës që kemi qenë në “Dancing With The Stars”. Elhaida për mua ka pasur një përulësi që unë të paktën vetë nuk e aplikoj dhe nuk më pëlqen ta kem si tipar, ka njerëz që e pëlqejnë dhe shumë mirë bëjnë dhe kjo mund t’i shtojë shumë pikë Elhaidës që e ka pjesë të karakterit të saj. Si një njeri që në sytë e mi ka qenë gjithmonë kokëulur madje edhe në raste ku mund të ketë patur sulme të vogla drejt saj, ka preferuar të mos komentojë ose të heshtë dhe t’i pranojë me një buzëqeshje që unë prapë nuk e kam në karakterin tim dhe prandaj edhe mënyra se si unë mund të kem reaguar pas klipit të çiftit, mund të jem dukur pak e ashpër dhe për këtë arsye unë mund të jem habitur pak kur pashë që ishin lidhur sepse okej kisha dëgjuar dy gjëra por nuk isha e sigurtë dhe nuk e besoja deri në momentin që i pashë pastaj dhe mu duk edhe më e habitshme fakti që vendosën ta bëjnë publike që okej është zgjedhja e tyre.