Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi dhe Gjiko zgjedhin destinacionin më të bukur për pushime këtë verë!

Elita dhe Gjiko, një çift shumë i komentuar i showbiz-it tonë janë prindër të një djali me emrin Zëri dhe së fundmi, vogëlushes së tyre që e pagëzuan me emrin, Bota. Shpeshherë Elita dhe Gjiko publikojnë video të tyre shumë ‘funny’, teksa kërcejnë dhe bëjnë sfidat virale të ‘Tiktok-ut’.

E kur të gjithë VIP-at po zgjedhin t’i kalojnë pushimet e vona verora për shkak të koncerteve, çifti ka zgjedhur të kalojë disa ditë relaksi në Turqi. Dyshja simpatike shoqërohen nga një tjetër çift i showbiz-it me të cilët kanë marrëdhënie shumë të mira miqësore, Ermal Fejzullahun dhe bashkëshorten e tij, Arianën.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë Elita dhe Gjiko me anë të postimeve në rrjete sociale.

Së fundmi reperi ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Melindën. Me të dyja vajzat, reperi ka patur projekte te mëparshme, të cilat janë pëlqyer shumë nga ndjekësit.

Megjithatë, për këngëtarët që janë në një lidhje, gjithmonë është interesi se si reagon partnerja e tyre për bashkëpunimet me kolege artiste. Së fundmi, në një bisedë online me ndjekësit e saj, Elita bashkëshortja e reperit është pyetur nëse e shqetësojnë duetet e Gjikos dhe ajo ka treguar se nuk e ka problem këtë gjë pasi është puna e tij.

Elita, ndërkohë para pak kohësh lajmëroi se do të rikthehet në televizion si prezantuese. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese. Së fundmi, ajo ka paralajmëruar në Instagram-in e saj se në shtator do t’i rikthehet ekranit.