Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi do të jetë sërish në “Për’Puthen” , por këtë herë do ta ketë shumë të vështirë sepse…

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja para pak javësh mori pjesë në “Për’Puthen” në ‘prime-n’ e së shtunës ku dashamirësit e saj patën mundësinë ta ndiqnin pas aq shumë kohësh sërish në ekran. Këtë të shtunë, sërish Elita do të jetë pjesë e “Për’Puthen”, por ka diçka që e shqetëson. Me anë të një Instastory, prezantuesja tregoi se ka plot 48 orë pa gjumë dhe kjo është dalja e saj më e vështirë televizive, pasi vajza e saj e vogël, Bota e ka lënë pa gjumë.

Paraqitja televizive më e vështirë për mua për shkak që isha 48 orë pa gjumë!! Bota vendosi që këto dy netë të mos flinte fare.

Shpesh Elita bën ‘biseda online’ me ndjekësit në Instagram ku së fundmi ka zbuluar shumëçka si në marrëdhënien e saj me Gjikon ashtu si edhe te ndryshimet që do të bëjë te vetja. Teksa është pyetur se përse nuk i lyen flokët e saj të kuqe, ajo ka treguar se i pëlqen shumë, por nuk zgjedh t’i bëjë pasi është shumë e vështirë t’i mirëmbajë dhe mund t’i dëmtojnë flokun.

Rikujtojmë se, së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita ka zbuluar se së shpejti do t’i rikthehet ekranit. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese.