Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi na ëmbëlson ditën me fotot e fëmijëve të saj dhe stilistit të njohur, Valdrin Sahiti!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Së fundmi, Elita ka postuar disa foto shumë të ëmbla të fëmijëve të saj dhe të dy vajzave të Vladrin Sahitit dhe Edita Ramadanit. Në një nga fotot duket Zëri me Bellën të kapur prej dore dhe në foton tjetër dy vajzat e vogla Paris dhe Bota. Fotot na tregojnë se të dyja familjet kanë shkuar së bashku me pushime dhe ajo çfarë vihet më shumë  re janë fytyrat e lumtura të fëmijëve.

Moderatorja ka postuar në Instagram foto të look-ut të saj në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, e cila u mbajt para disa ditësh. Në postimet e saj janë vënë re komentet e disa ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar moderatoren për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.