Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi na tregon se kush e shoqëron atë në udhëtime dhe nuk ai nuk është Gjiko!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Së fundmi Elita ka postuar në Instastory një foto duke udhëtuar dhe krah saj nuk është partneri i saj, Gjiko, por djali i saj Zëri, duke na treguar se tashmë është ai që e shoqëron mamin në udhëtime.

Së fundmi Elita na ka treguar se përveç televizionit do të angaxhohet edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory dhe na ka treguar se po punon për këtë projekt të saj në Itali dhe se do të jetë një firm make-upi.

Moderatorja ka postuar në Instagram foto të look-ut të saj në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, e cila u mbajt para disa ditësh. Në postimet e saj janë vënë re komentet e disa ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar moderatoren për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’