Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi pjesë e “Për’Puthen”?! Autorja e programit e konfirmon…

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

E nëse po pyesnit veten se çfarë e lidh Elitën me “Për’Puthen”, autorja e programit Olsa Muhameti na jep përgjigjen. Bukuroshja do të jetë pjesë e programit, por jo si konkurrente normalisht, por si opinioniste në ‘prime-n’ e së shtunës, ku analistët ndërrohen thuajse çdo javë. Me anë të një postimi në Instastory, ku Olsa shfaqet me prezantuesen ka zbuluar se këtë javë ajo do të jetë pjesë e spektaklit. Sipas autores, kjo vjen pas “javësh komunikim me Elitën”.

Elita shpesh publikon momente të përditshmërisë së saj dhe kështu ka bërë dhe së fundmi. Me anë të një postimi në Instagram, prezantuesja ka treguar se së fundmi ka qenë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’ gjatë pushimeve të saj familjare në Turqi.

Mirëpo, mesa duket çmimet e restorantit i janë dukur shumë të shtrenjta Elitës dhe ka vendosur ta ironizojë këtë në rrjete sociale. Teksa ka publikuar faturën në Instagram, ajo është shprehur gjithashtu se hamburgerët e Prishtinës janë më të mirë.

Rikujtojmë se, së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita ka zbuluar se së shpejti do t’i rikthehet ekranit. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese.