Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi po e përjeton mëmësinë shumë ndryshe nga çfarë i kishin thënë!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave.

Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Mesa duket, prezantuesja bukuroshe ka dëgjuar të tjera histori se si është të jesh nëna e dy fëmijëve dhe ndryshe është realiteti. Me anë të një Instastory në formë shakaje Elita ka treguar se si është të jesh mama e dy vogëlushëve.

Më thanë bëj dy fëmijë se rrisin njëri-tjetrin

Rikujtojmë se, së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita ka zbuluar se së shpejti do t’i rikthehet ekranit. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese.

Pak kohë më parë, në një bisedë online me ndjekësit e saj, Elita bashkëshortja e reperit Gjiko është pyetur nëse e shqetësojnë duetet e Gjikos dhe ajo ka treguar se nuk e ka problem këtë gjë pasi është puna e tij.

Nuk e kam problem. E lë të bëjë punën e vetë.