Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi po rikthehet në televizion dhe emisionin që do të prezantojë e keni ju në dorë!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Por, duket se tanimë Elita nuk do të jetë më aktive vetëm në rrjete sociale. Teksa prej kohësh e dinim tanimë se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet qenkan më të afërta nga çfarë kishim menduar. Pak minuta më parë me anë të një Instastory, ajo pyeti ndjekësit e saj se në çfarë emisioni kanë dëshirë ta shohin duke ju ofruar plot tre sugjerime interesante: emision dashurie, showbiz-i ose me lojëra shpërblyese.

Po ju ku e shihni më shumë Elitën?

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike.

E teksa akuzat për të vazhdojnë, duket se Elita Rudi nëna e dy fëmijëve të artistit, po i qëndron më pranë se kurrë. Pak javë më parë, bukuroshja ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, teksa i puth dorën duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.