Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi shfaqet me linjat perfekte në postimin e fundit!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

E teksa herë pas here poston momente nga jeta e përditshme në rrjete sociale, Elita së fundmi ka postuar disa foto me bikini në ‘Instagram’, ku nuk mund të mos vihen re linjat e saj trupore. Për më tepër bukuroshja duket si një inspirim për ndjekëset me trupin e saj perfekt, që shumë mama do të donin ta kishin pas shtatëzanisë së dytë.

Moderatorja ka postuar në Instagram foto të look-ut të saj në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, e cila u mbajt para disa ditësh. Në postimet e saj janë vënë re komentet e disa ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar moderatoren për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.