Celebrities Gossip Showbiz

Elitën e shqetësojnë bashkëpunimet e Gjikos me kolege?

Gjiko nuk i ka të pakta në numër bashkëpunimet e tij me artistë të tjerë e nuk mbeten pas ato me kolege. Së fundmi ai ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Melindën. Me të dyja vajzat, reperi ka patur projekte te mëparshme, të cilat janë pëlqyer shumë nga ndjekësit.

Megjithatë, për këngëtarët që janë në një lidhje, gjithmonë është interesi se si reagon partnerja e tyre për bashkëpunimet me kolege artiste. Së fundmi, në një bisedë online me ndjekësit e saj, Elita bashkëshortja e reperit është pyetur nëse e shqetësojnë duetet e Gjikos dhe ajo ka treguar se nuk e ka problem këtë gjë pasi është puna e tij.

Nuk e kam problem. E lë të bëjë punën e vetë.

Elita, ndërkohë para pak ditësh lajmëroi se do të rikthehet në televizion si prezantuese. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese. Së fundmi, ajo ka paralajmëruar në Instagram-in e saj se në shtator do t’i rikthehet ekranit. 

Ndërkohë, Gjiko vazhdon të jetë më aktivë se kurrë me projete të reja muzikore. ‘Ay Caramba’ është kënga më e fundit nga reperi, e cila vetëm tre javë pas publikimit numëron plot 10 milion klikime.