Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

Eliza Dushku bashkëpunon me Universitetin e Harvardit për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti

Aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku ashtu si shumë artistë të tjerë është solidarizuar me të gjithë shqiptarët që janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Ajo së bashku me vëllain e saj Nate Dushku kanë bindur shumë studentë e përfaqësues të Universitetit elitë të Harvardit të bashkohen për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Fillimisht ajo ka prezantuar në këtë Universitet dokumentarin e saj të parë për Shqipërinë ku thekson se sa shumë dashuri dhe mall ndjen për vendin e saj.

“Shqipëri të dua. Për të gjithë ata që u prekën nga ky tërmet shkatërrues, ju dërgojmë lutjet dhe dashurinë tonë dhe po mbledhim ndihma. Qëndroni të fortë. Jemi me ju.” -shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.