Showbiz

Eliza Dushku në pritje të ëmbël, aktorja zbulon gjininë e fëmijës

Ajo është shumë e rezervuar sa i përket jetës private por këtë herë duket se ka bërë një përjashtim.

Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku ditën e kaluar ka postuar një foto ku shfaq barkun e rrumbullakët.

Muaj më parë ajo zbuloi se është në pritje të ëmbël dhe se do të bëhet nënë për herë të parë. Në foton ku shfaqet me bashkëshortin, 38-vjeçarja zbuloi edhe gjininë e fëmijës.

Dyshja do të bëhen prindër të një djali ndërkohë që Eliza është në ditët e fundit të shtatzënisë.