Celebrities Gossip Showbiz

Ellen DeGeneres do të zëvendësohet?!

Show më i famshëm e më i ndjekur, “The Ellen DeGeneres Show”, i moderuar nga Ellen DeGeneres duket se nuk do të jetë më i njejtë, pasi Ellen deklaroi se do të largohej.

Pas këtij lajmi, NBC ka qenë në kërkim të pasardhëses së moderatores së njohur. Drejtuesit televiziv janë përpjekur shumë për të gjetur personin e duhur dhe pas shumë mundësive, ata ndaluan tek Kelly Clarkson, menduar si “trashëgimtarja” e Ellen. Prej COVID-it, shfaqja e saj pati shumë problematika, ra cilësia e prodhimit dhe vlerësimet gjithashtu.

Nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, NBC kanë një plan B, që shkon përtej formacionit aktual. Emri i Tiffany Haddish është përfolur gjithashtu, sepse ajo ka korrur një sukses relativisht të madh. Producentët tregojnë se nëse e merr ajo këtë show, formati do të ketë ndryshime të mëdha.

Tiffany ka shumë humor dhe është mjaft e pëlqyer, është një kandidate mjaft e mirë.