Celebrities Gossip Showbiz

Ellen DeGeneres: “Partnerja ime është egoiste, më shtyu të lija emisionin”

Të gjithë u habitëm, kur moderatorja e famshme Ellen DeGeneres vendosi të mbyllë programin e saj pas plot 19 sezonesh, pasi nuk i dukej më sfidues.

DeGeneres zbuloi “të vërtetën” pas vendimit kaq të madh që mori. Ajo u shpreh se ishte pikërisht partnerja e saj Portia, të cilën e cilësoi si “egoiste”, që e shtyu drejt këtij hapi. Vëllai i saj, donte që Ellen ta vazhdonte, por bashkëshortja e saj, Portia dëshironte që ajo ta ndërpriste programin.

Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë.

Kujtojmë gjithashtu se, Ellen u akuzua nga stafi i saj për keqtrajtim nga ana e saj, duke i bullizuar dhe treguar sjellja raciste ndaj tyre. Për këto akuza, DeGeneres u mor nën hetimin e autoriteve përkatëse.