Bota

Elon Musk negociata me presidentin brazilian Bolsonaro, në fokus: ‘Lidhja për mbrojtjen e Amazonës’!

Elon Musk do të vizitojë Brazilin këtë të premte për të diskutuar për “lidhjen dhe mbrojtjen e Amazonës” me qeverinë e presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, njoftoi Ministri i Komunikimeve Fábio Faria në një postim në Twitter.

Vizita e Musk-ut është një nxitje për Bolsonaron, i cili e ka gjetur veten gjithnjë e më shumë të izoluar në skenën globale që kur ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale.

Vizita e Musk vjen pas takimit të tij me Fabio Faria në nëntor, ku folën për përdorimin e teknologjisë SpaceX për të sjellë internetin në shkollat rurale dhe për t’i dhënë fund shpyllëzimit të paligjshëm të Amazonës, raporton Reuters.

Ai mund të takohet edhe me nacionalistin Bolsonaro, i cili është i përfshirë në politikën e anës së djathtë. Musk ditën e djeshme tha se më parë ka votuar për demokratët, por tani do të votojë për republikanët.

“Ata janë bërë partia e ndarjes dhe urrejtjes, kështu që unë nuk mund t’i mbështes më ata dhe do të votoj republikan”, ka shkruajtur në Twitter.

Bolsonaro, i cili festoi njoftimin e Twitter për pranimin e ofertës fillestare të Musk-ut për kompaninë, është përpjekur prej vitesh të joshë Teslën në Brazil.

Bolsonaro i është shmangur gjithashtu për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.