Bota Tech

Elon Musk nuk mundi t’i rezistonte dot trend-it të TikTok-ut!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk tanimë është një përdorues i TikTok-ut. Së fundmi Elon ndërsa fliste me punonjësit e Twitter-it, solli vëmendjen te TikTok-in, duke thënë se së fundmi provoi aplikacionin.

Bën një punë të shkëlqyer për t’u siguruar që nuk jeni të mërzitur.

Ai përdori TikTok-un si shembull për të shpjeguar se nuk dëshiron që Twitter të ofrojë përmbajtje të mërzitshme.

Mendoj se disa nga videot e tyre janë fyese, por ato nuk janë të mërzitshme.

Një arsye tjetër që ai përmendi TikTok gjatë takimit, është sepse ai aplikacion ka përmirësuar algoritmin për të qenë sa më tërheqës. Rikujtojmë, se Musk është paditur së fundmi për 258 miliardë dollarë nga një investitor i Dogecoin, i cili e akuzoi atë për drejtimin e një skeme piramidale për të mbështetur kriptomonedhën.

Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, paditësi Keith Johnson akuzoi Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e turizmit hapësinor SpaceX për shantazh për reklamimin e Dogecoin dhe rritjen e çmimit të tij, vetëm për ta lënë çmimin të bjerë.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Themeluesi dhe drejtori i kompanisë Tesla, Musk, së fundmi ka bërë të ditur se roboti humanoid do të prezantohet më 30 shtator. Bëhet fjalë për prototipin e robotit humanoid që besohet se deri atëherë do të jetë funksional.

Optimus apo Optimus Subprime është roboti humanoid që Musk e paralajmëroi gjatë Tesla Ai Day në gusht të vitit të kaluar, ku prezantohet vizioni i miliarderit sa i përket robotit që do të mund të kryente detyra të caktuara në vend të njeriut. Versioni i parë i Optimusit do të duhej të fillonte të prodhohej gjatë vitit të ardhshëm.