Celebrities Pardon My French

Elona Duro dhe Anxhelo Muçollari përshkruajnë eksperiencën e “Dancing with the Stars” në “Pardon My French”!

“Pardon My French” nisi sezonin e ri ditën e sotme me një super episod dhe të ftuar specialë. Kryefjalë sigurisht që ishte show më magjik i kërcimit që pritet të nisë në Top Channel dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars”.

I ftuar në pjesën e parë të episodit të sotëm ishte Anxhelo, i cili shkëlqen prej vitesh në Teatrin e Operas dhe Baletit. Tashmë ai është gati të tregojë talentin e tij në “DWTS”, por si u shpreh ai për partneren e tij skenike?!

Jam shumë i kënaqur nga bashkëpunimi, përkushtimi, fokusi. Jam i befasuar sepse e kuptoj që nuk është aq e thjeshtë, sidomos integrimi javët e para. Ajo po jep maksimumin e saj dhe pres rezultate shumë të mira sepse përkushtimi është maksimal.

Si erdhi ftesa për dyshen dhe si nisi gjithçka?! Ja çfarë zbulon Elona Duro.

Kjo ishte ftesa e fundit që mund të prisja në këtë sezon televiziv në Top Channel. Po xhironim spotin e “Pardon My French” dhe kur m’u ofrua nga “DWTS” mendova se mund të duhesha në staf. Mendimi i parë ishte që nuk është momenti më i mirë, ndoshta të isha lajmëruar pak më herët e të isha kujdesur më shumë për veten, për kilet. Për një javë humba 3 kilogramë dhe e kam marrë seriozisht.