Aktualitet

Elsa Lila del nga burgu, lirohet nga të gjitha akuzat!

Avokati Saimir Visha njëherazi dhe daja i këngëtares, ka njoftuar se Elsa Lila është liruar nga burgu dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

Ajo u akuzua si e përfshirë në një bandë të trafikut të drogës, ku thuhet se ishte llogaritarja.

Arrestimi i Elsa Lilës solli reagime të forta në opinionin publik shqiptar, ndërsa lajmi u përcoll në të gjitha mediat italiane.

Këngëtarja u arrestua në kuadër të një aksioni policor në Itali më 16 mars, si pjesë e një grupi të trafikut të drogës. Operacioni i antidrogës, u zhvillua në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge, shqiptarë dhe italianë.

Vijon…