Celebrities Gossip Music

Elton John dhe Ed Sheeran kanë gati për ju dhuratën perfekte për festat e fundvitit!

Së fundmi, dy artistët e mëdhenj Elton John dhe Ed Sheeran janë bërë së bashku për të sjellë një këngë të re për Krishtlindjet. Sheeran tregon në videon e postuar në rrjetin social Twitter se kënga pritet të dalë më 3 dhjetor dhe për më tepër është e frymëzuar nga skena ikonë e filmit “Love Actually”.

Përshëndetje, Krishtlindjet e kaluara mora një telefonatë nga miku im Elton John, ai më tha se donte të bënte një këngë për Krishtlindje dhe unë thashë po, ndoshta në 2022, por unë në fakt shkrova refrenin po atë ditë dhe ja ku jemi me këngën tonë të Krishtlindjes.

Në klip, artisti i “Bad Habits” troket në derën e Baronit dhe duke shfletuar një sërë shenjash, shpjegon gjenezën e këngës. Ashtu si në filmin e famshëm të Krishtlindjeve, në skenën ku Marku troket në derën e gruas së shoqes së tij më të mirë Juliet (Keira Knightley) duke i deklaruar dashurinë e tij me frazën ikonike “Për mua je e përsosur”, Sheeran njofton para derës së Elton John-it të dekoruar për Krishtlindje, nxjerrjen e këngës së tyre të Krishtlindjeve fletë pas flete.

Sheeran së fundmi ka treguar se ai dhe Elton John janë aq të afërt me njëri-tjetrin sa që muzikanti e telefonon atë çdo ditë dhe i është bërë një krah mbështetës për të qarë që pas vdekjes së shokut të tij. Duke folur për ‘The Sun’, Ed ka treguar sesi interpretuesi legjendar John, e ndihmoi gjatë asaj periudhe shumë të vështirë që kaloi, pasi miku i tij promovuesi australian i muzikës Michael Gudinski, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare në muajin mars. 

Ndërkaq, pas periudhës së tij të vetëizolimit për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19, rikujtojmë se Ed Sheeran u shfaq në “Saturday Night Live” ashtu siç ishte planifikuar prej kohësh. Ed performoi dy nga hitet e tij të fundit, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”. Disa ditë përpara performancës, Sheeran zbuloi përmes postimeve në logarinë e tij në Instagram se ai ishte shëruar nga COVID-19 dhe se shfaqja e tij në “SNL” do të zhvillohej.

Rikujtojmë gjithashtu se, së fundmi është publikuar lista e këngëtarëve të rinj më të pasur në Britani dhe ai që mban vendin e parë është këngëtari i njohur Sheeran. Ylli britanik kryeson për të tretin vit radhazi listën e këngëtarëve më të pasur nën të tridhjetat në Britani.