Celebrities Showbiz

Elton John nderohet me titullin e lartë nga Princi Charles!

Ditën e sotme, Sir Elton John mori një nderim prestigjioz nga Princi Charles në njohje të karrierës së tij të suksesshme në muzikë dhe fushatave sensibilizuese për AIDS. Muzikanti u bë anëtar i Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit nga Princi i Uellsit gjatë një ceremonie në Kështjellën Windsor.

Princi Charles u fotografua duke biseduar me Sir Elton ndërsa ai i dorëzonte atij çmimin. 74-vjeçari, i cili u e nderua me titullin e Nderit të Kalorësit për shërbimet ndaj muzikës dhe bamirësisë në vitin 1998, ka shitur më shumë se 300 milionë disqe në mbarë botën gjatë një karriere në muzikën pop që përfshin më shumë se pesë dekada prezencë në skenë.

Muzikanti gjithashtu i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij bamirësisë, duke përfshirë Fondacionin e tij “Elton John AIDS”, si dhe ka lobuar për mbledhjen e fondeve për të prekurit me virusin HIV/AIDS, i cili ende merr qindra mijëra jetë në vit dhe duke inkurajuar njerëzit që të testohen. Urdhri i Shoqëruesve të Nderit u krijua në vitin 1917 nga George V në njohje të shërbimit me rëndësi kombëtare.

Sir Elton John i bashkohet një liste të shquar të të nderuarve që kanë marrë këtë titull, përfshirë Sir David Attenborough, aktoren Dame Judi Dench, Sir Paul McCartney dhe kuzhinieren Delia Smith. Muzikanti u fotografua teksa ecte me një shkop, pasi shpjegoi se ai ka dhimbje të vazhdueshme pas operacionit të tij në ijë. I pyetur për shëndetin e tij, pasi vendosi të shtyjë turneun, muzikanti tha se:

Nuk do të isha 100 për qind në formë. Unë nuk do të isha 100 për qind i sigurt, sepse kam dhimbje në pjesën më të madhe të kofshës. Nuk mund të lëviz anash. Unë nuk mund të hyj dhe të dal nga një makinë. Dhe vendimi duhej marrë, sepse nuk do të doja të dilja në skenë dhe të jepja më pak se 100 për qind. Fatkeqësisht do t’i zhgënjej të gjithë njerëzit këtë vit, por do të jem në formë shumë më të mirë.

Rikujtojmë se, Elton John ka zbuluar se mezi pret të tërhiqet pas turneut të tij ‘Farewell Yellow Brick Road’, në mënyrë që të kalojë kohë me dy djemtë e tij të vegjël Zachary dhe Elijah. Këngëtari 74-vjeçar, do të përfundojë turneun e tij në vitin 2023 dhe në një intervistë për ‘NME’ ka treguar se pse mendon se është koha e duhur për të dorëzuar mikrofonin e tij.