Celebrities Live From Tirana

Elton Tozaj për Tea Trifonin: “Boll bëri si e ndershme, këtej u fejua me Andin dhe nga ana tjetër puthej me Beartin…!”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i “Big Brother”, Elton Tozaj. Çfarë note i vendos Eltoni këtij edicioni të dytë të “BBV”? Për këtë e më shumë zbuloni duke klikuar në këtë link.

Kë shikon Tozaj në finale?

Luizi, Olta, Maestro, Efi. Efi është shumë e mirë, më erdhi keq me debatin që pati dje me Oltën. Një nga këto të rinjtë duhet të jetë në finale, dua të jetë Valbona Mema. Nga ana tjetër Tea për mua është një njeri që po vegjeton kot aty. Është një njeri që ka dalë nga një program me skandale. Kur ti ke bërë vet skandale ku u fejove me Andin dhe putheshe me Beartin, mos hajde aty të më bësh si e ndershme, moderohu Tea dhe hajde në vete!

Sa i përket banorit të ri Xhonatanit?

Xhonatani u shit shpejt, e dogji veten. Ai kishte favor që erdhi nga jashtë. Ai ka pasur fatin të di gjithçka, ka parë protestën, lumin e njerëzve që duan Luizin. Të paktën tento ta njohësh dhe pastaj krijo bindjet e tua. Ai doli kundra personit më të klikuar dhe e dyta informacionet që dha. Del këtë të shtunë, është i djegur.

Çfarë ka për t’u vlerësuar kaq shumë te Luizi sipas Eltonit?

Pozitiviteti, humori, më pëlqen përballja që ka me të gjithë. Edhe kur nuk ka situata i krijon. Ajo shtëpi këtë gjë do. Këtë edicion nëse Luiz Ejlli nuk fiton, por del jashtë dhe hedh kandidaturën për t’u bërë deputet, ai do marrë foltoren, do bëhet deputet direkt. Është e frikshme. Ndërkaq nese Luizi do të krijojë lidhje me Kiarën maksimumi kur të dalin jashtë një javë do t’u zgjasë lidhja.