Gossip Showbiz

Elvana Gjata femra ideale për Kledi Hysën?! “Më përshtatet si person…”

Një ndër emisionet më të ndjekura në vend është padyshim “Big Brother’ i cili këtë sezon ka ardhur krejt ndryshe duke bërë pjesë të shtëpisë personazhe të njohur shqiptarë që duhet të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin për 100 ditë. Në këtë reality show sigurisht që nuk kanë si të mungojnë debatet, lotët, argëtimi e dashuria.
Kur flasim për këtë të fundit, edhe pse pak ditë që prej fillimit të emisionit, nuk kanë munguar aludimet e dyshimet për çifte të mundshme brenda në shtëpinë më të famshme. Ata që deri tani preferohen më së shumti nga publiku janë Fifi dhe Graniti si dhe Arditi me Beniadën.

Gjithsesi, prova e javës edhe këtë herë është në çift por për të shprehur rreth jetës së tyre, pra të flasin me shumë sinqeritet për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin.
Së fundmi ata që kanë bërë provën janë Kledi dhe Sheilën, ku një prej pyetjeve është se me cilën nga personazhet e njohur shqiptarë, Kledi do të dëshironte të flirtonte.

Teksa jepte përgjigjen e tij ai dhe preku disa kritere që dëshironte të kishte femra me të cilin mund të lindë diçka, apo ta quajmë femrën ideale, ku mbizotëronte modestia dhe niveli intelektual.
Sipas tij kishte shumë emra që mund të përmendte, por ai zgjodhi atë të këngëtares shumë të talentuar dhe të dashur për të gjithë, Elvana Gjata. Krahas emrit ai shtoi se si tip, ajo mund t’i përshtatet si person.
Ndërkohë përgjigja e Sheilës është një varg nga kënga e Elvanës: “Lotët ujë, ujë, ujë…”