Celebrities Gossip Showbiz

Elvana Gjata nervozohet gjatë performancës live! Çfarë i ndodhi këngëtares?

Menjëherë pas pauzës, Elvana solli shumë këngë të reja duke përfshirë albumin e saj dhe këngët solo si “Loti”, bashkëpunimi me dy këngëtarët e huaj, Inna dhe Sickotoy “Papa”. Së fundmi, Elvana lançoi dhe bashkëpunimin me Ylli Limanin “E di x Marre”, këngë të cilat u pëlqyen shumë nga publiku dhe kjo duket qartazi tek klikimet. Vetëm brenda një muaj nga publikimi, bashkëpunimi mes dyshes ka arritur 13 milion klikime.

Pak më parë, Elvana ndau një video me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram ku duket se gjatë performancës live është ngatërruar. Ndërkohë që këndon “A po vjen”, Elvanës i është përzier rreshti një moment duke bërë që të nervozohet. Këtë gjë këngëtarja nuk e ka patur problem ta ndajë në rrjete sociale, duke e kaluar me sportivitet si ndodhi.

@itselvanagjata

Qarte! #lifeperformance #nin

♬ original sound – Elvana Gjata

Rikujtojmë se, mendohet që Elvana do të sjellë një projekt të ri muzikor së bashku me reperin e njohur Mozzik. Ajo gjithashtu është parë se ka një shoqëri shumë të mirë me Loredanën dhe ndoshta së shpejti dy artistet mund të vijnë në një bashkëpunim së bashku.