Celebrities Gossip Showbiz

Elvana Gjata nuk ndalon me surpriza! Së shpejti në një bashkëpunim me dy këngëtarë ndërkombëtarë

Menjëherë pas pauzës, Elvana solli shumë këngë të reja dhe duket të mos ketë të ndalur. Vetë këngëtarja bukuroshe me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim me dy këngëtarë të huaj, Inna dhe Sickotoy.

Elvana ka zbuluar titullin e këngës, që është “Papa” dhe duket se do të ketë ritme verore.

Ne vetëm na mbetet të presim ditën e lançimit, pasi siç dihet, aty ku është Elvana Gjata nuk ka si të mungojë muzika e mirë.

Inna, nuk është e panjohur për publikun tonë, pasi mbështetja e madhe që ajo ka treguar në rrjete sociale ndaj Elvanës ka rënë shpesh në syrin e mediave. Këngëtarja rumune është shfaqur shpesh duke dëgjuar këngën “Loti” dhe ka treguar se është një ndjekëse e Elvanës. 

Ndërkohë, kujtojmë se “Loti” vazhdon të renditet në pesë vendet e para të “The Top List” në ‘Top Awards’, por nëse dëshironi ta shihni sërish në vend të parë vazhdoni të votoni në link-un e mëposhtëm.

10/07/2021