Celebrities Ndryshe

Ema Andrea: “Rama është aktori më i mirë…”

Emisioni “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit vjen edhe këtë të martë me intervista shumë interesante. E ftuar në një lidhje telefonike ishte aktorja, regjisorja dhe pedagogia Ema Andrea. Ajo zbuloi detaje nga karriera si dhe tregoi se cili sipas saj është aktori më i mirë nga politikanët.

Ema foli për karrierën e saj si aktore, teksa u shpreh edhe për mënyrën si e ka menaxhuar ajo si një artiste profesionin e saj në Shqipëri. Ajo tregon se ka zgjedhur të punojë ndryshe jashtë institucioneve e të bëjë formën e artit që ajo pëlqen. Artistja tregon se është një rrugë e vështirë, por të paktën ajo ndjehet mirë dhe krenare me veten.

Duket se aktorja nuk e duron padrejtësinë, e aq më tepër kur nuk i ndodh asaj por sistemit. Ajo nuk mundet të qëndrojë pa reaguar. Por a është përballur Ema me vështirësi për shkak se nuk pranon asgjë më pak se artin që ka ëndërruar? Këtë e zbulon vetë ajo në Top Albania Radio.

Në Teatrin Kombëtar nuk kam qenë kurrë regjisore sepse bëj llojin e teatrit plastik, kështu e quajnë…

Momenti më pikant i intervistës ishte teksa Ema Andrea u pyet se kush sipas saj mes Ramës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit, është aktori më i mirë. Artistja e kishte një emër!

Rama është aktori më i mirë sepse e menaxhon mirë skenën. Nuk e di pse si do aktorët ai se vetë është i mirë. Ai di ta mbajë audiencën, njeh batutën, njeh pauzën.