Celebrities Gossip Showbiz

Emanuela feston ditëlindjen, nuk duhet të humbisni urimin e Ilirit për të!

Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit.

Ditën e sotme, bashkëshortja e tij Emanuela feston ditëlindjen dhe Iliri e uron dashurinë e jetës së tij live me një video të postuar në Instastory. Familja Shaqiri ka vendosur që ta festojnë në Tiranë ditëlindjen e Emanuelës dhe në fotot e postuara së bashku duken shumë të lumtur.

Kudo nëpër rrjet është duke qarkulluar lajmi se balerini i njohur, njëkohësisht edhe fituesi i edicionit të parë të “BBV”, Ilir Shaqiri do të martohet. Mendohet se ceremonia do të zhvillohet në bregdet. Natyrisht të gjithë fansat e Ilirit janë kuriozë për detajet e dasmës. Ndërkohë së fundmi, ka qenë vetë ai që ka reaguar për këtë lajm. Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona. Jemi të gjithë sy e veshë për të parë se çfarë do të ndodhë.

Iliri dhe Emanuela kanë një vajzë që quhet Emily, e cila ka trashëguar talentin e babait. Ajo i është përkushtuar baletit, por merret edhe me aktrim.