Sociale

Emigrantët shqiptarët tejkalojnë rreth 9 herë shtetin me të ardhurat e tyre!

Sipas statistikave emigrantët shqiptarë në kohën e krizës dhe rritjes së çmimeve në vend, vetëm në gjashtë mujorin e fundit kanë sjellë rreth 376 milion euro për familjarët e tyre duke ndihmuar seriozisht që të kapërcejnë varfërinë për bukën e gojës!

Nëse bëjmë krahasime mes kontributit të emigrantëve për vendin dhe po adhtu rolin e Qeverisë, mjafton të krahasojmë dy të dhëna:
– Emigrantët në gjashtë muaj e fundit kanë sjellë rreth 376 milion euro
– Qeveria shqiptare përmes të ashtuquajturës “Paketa 2 rezistencës” ka vënë në dispozicion jo me shumë se 40 miliardë lekë!

Pra, kontributi i emigrantëve shqiptarë në krahasim me atë që ka vendosur në dispozicion Shteti shqiptar është rreth 9,4 herë më i madh!
Edhe pse emigrantët janë garancia e zhvillimit të nismës së lirë në 30 vite e fundit, kontribuuesit më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, mbajtësit kryesor me të ardhura të familjeve shqiptare, vazhdojnë të jenë vetëm qytetarë të dorës së tretë që institucionet shqiptare i kanë përbuzur dhe paragjykuar në 30 vite dhe po ashtu, politika i ka tallur dhe i ka përdorur si makijazh sa herë e ka pas të nevojshme!

Realitetit mediatik dhe po adhtu edhe ai politik apo shtetëror flasin për emigrantët kur ka radhë nëpër dogana, kur i numërojnë si turistë edhe pse kthehen në Atdheun e tyre!

Emigrantët shqiptarë vazhdojnë të përjashtohen nga të drejtat themelore politike si për të votuar dhe për tu votuar, ministria që ju dedikohej u hoq, ka zero politika për të thithur trurin e Diasporës në sektorë të rëndësishëm të shtetit dhe institucioneve, po ashtu nuk ka projekte serioze apo politika shtetërore që paratë dhe eksperiencat e sipërmarrjes të importohen në Shqipëri! Imagjino sikur kjo shumë prej 376 milion eurosh e sjellë për të mbajtur me bukën e gojës familjarët e tyre të ishin mundësitë reale për t’i investuar në nismën e lirë dhe sa vende pune do të ishin krijuar dhe sa do te ishin shumëfishuar përmes eksporteve!