Celebrities Gossip Showbiz

Emily Ratajkowski na la pa fjalë me foton e radhës!

Emily Ratajkowski ka pozuar për një foto të mrekullueshme në Instagram të premten. Modelja 30-vjeçare shfaqi trupin e saj me rroba banjo të vogla në një imazh që e ndau me 29 milionë ndjekësit e saj. Bukuroshja brune e mbajti pamjen minimale, teksa qëndronte përballë barit të plazhit, me aksesorë disa unaza argjendi.

Emily zgjodhi një pamje natyrale grimi. Modelja e lindur në Londër kohët e fundit solli djalin e saj një vjeçar Sylvester Apollo Bear në Ishujt Kajman, ku ajo po bënte një xhirim për markën e saj katërvjeçare të bikinit. Emily, e cila ndan Sylvester me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard, njoftoi shtatzëninë në tetor të vitit 2020 dhe djali i saj Sylvester lindi më 8 mars 2021.

Modelja dhe bashkëshorti i saj u martuan gjatë një ceremonie civile në New York City më 23 shkurt 2018, me vetëm disa miq si dëshmitarë. Më parë, modelja 30-vjeçare ndau foto në Instagram të vogëlushit të saj të veshur me rroba banjo dhe të ulur në rërë te këmbët e saj.

Kujtojmë, se pak muaj më parë, në një intervistë me prezantuesen Ellen DeGeneres, supermodelja kujtoi se si u ndje kur mësoi se do të lindte një djalë me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti, Emily Ratajkowski tregoi se ka disa plane serioze lidhur me karrierën e saj. Duke folur për “Harper’s Bazaar UK” për serialin e tyre “Si kam arritur këtu”, ajo tha:

Unë e shoh veten duke bërë shumë më tepër gjëra, qoftë duke shkruar një libër tjetër apo duke punuar në film. Ka kaq shumë mediume që më interesojnë.