Celebrities Gossip Showbiz

Eminem pjesë e një seriali së shpejti, ja detajet që duhet të dini!

Eminem është një artist me kuptimin e plotë të fjalës. Një njeri me shumë arritje në botën e artit i cili ka fituar tashmë dashurinë e fansave kudo në botë, vjen me një tjetër projekt. Rreth afërisht dy dekada pasi ai ka aktruar për herë të fundit, Eminem duket se do t’i rikthehet kësaj fushe.

Ditën e martë 50 Cent njoftoi se Eminem do të jetë aktori kryesor në “Black Mafia Family” që pritet të vijë së shpejti. Ngjarjet e serialit, i cili është ende duke u prodhuar do të zhvillohen jashtë Detroit, që është pikërisht vendlindja e Eminem.

Teksa konfirmoi pjesëmarrjen e Eminem në kastin e serialit, 50 Cent u shpreh se nuk mund të bënte një projekt që bazohet në Detroit dhe nuk pëmban legjendën e atij vendi. Eminem do të jetë protagonist si White Boy Rick, emri i vërtetë Rick Wershe Jr., informatori adoleshent i FBI-së, i cili infiltrohet në një bandë të fshehtë të Detrotit. Ai arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm për posedim të kokainës. Në vitin 2020, në moshën 50-vjeçare ai lirohet me kusht. Wershe, i cili është bërë një figurë ikonike në botën e hip-hop tashmë, ka qenë qendra e shumë titujve duke përfshirë dokumentarin e vitit 2017 “White Boy”, i cili është në dispozicion të Netflix.

Sipas “The Wrap”, që konfirmoi kastin poashtu, Eminem do të shfaqet në një episod të serialit që është inspiruar nga historia e vërtetë e vëllezërve Demetrius Flenory dhe Terry Flenory. Në fund të viteve ’80, dy vëllezërit u ngritën nga rrugët ‘e kalbura’ të Detroit jugperëndimor, për të krijuar një nga familjet kriminale më influencuese në vend. “Vizioni i tyre përtej tregtisë së drogës dhe brenda botës së hip-hop, do t’i rendiste vëllezërit ikonikë në nivel botëror.” Sipas “Starz”, seriali është një histori për dashurinë, familjen dhe kapitalizmin në kërkim të ëndrrës amerikane.

Ndërkohë, së bashku me Eminem, pjesë e “Black Mafia Family” do të jetë Briana White si Lucille, Ajiona Alexus do të luajë rolin e Kato dhe Eric Kofi-Abrefa rolin e Lamar. Një serial që padiskutim e presin shumë fansa të aktorëve të lartpërmendur. Ndërkohë që, prania e Eminem në kast me siguri ka rritur edhe më shumë interesin.