Showbiz

Emocione të mëdha, John Legend performon për herë të parë pas humbjes së bebit

Pak javë më parë modelja Chrissy Teigen me anë të platformave të saj sociale njoftoi se ajo dhe John Legend humbën bebin e tyre Jack pas komplikimeve të shumta gjatë shtatzënisë.

Lajmi i trishtë përshkoi botën dhe trishtoi shumë fansat e dyshes së famshme që kërkuan privatësi në këtë periudhë kaq të vështirë në jetën e tyre.

John Legend është shfaqur për herë të parë pas tragjedisë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore të “Billboard”. Ai dha një performancë aq emocionuese sa përloti thuajse të gjithë publikun e pranishëm.

“Kjo është për Chrissy-in” tha ai pasi u ul në piano për të kënduar disa pjesë të shkurtra nga projektet e albumit të tij muzikor “Bigger Love” ndër to edhe “Never Break”. Zëri i artistit dridhej dhe sytë e tij e shfaqnin dhembjen më së miri.