Showbiz

Emocionuese! Portreti i reperit të famshëm shqiptar në trupin e një fansi

Ka qenë reperi i famshëm shqiptar Gashi personazhi, portreti i të cilit u zgjodh për t’u gdhendur në këmbën e një fansi. Vetë reperi e ka ndarë foton e këmbës së fansit në InstaStory, ndërsa krahas portretit është shkruar edhe emri i tij. “Vetëm fansat e vërtetë”- janë fjalët e Gashit krahas postimit.

Po ju do e merrnit guximin të kryenit një veprim të tillë për idhullin tuaj?!

Së fundmi, reperi me famë botërore ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore “RCA Records”. Kjo studio muzikore është në pronësi të “Sony Music Entertainment”, kompania muzikore më e njohur në mbarë botën. Pjesë e kësaj kompanie janë disa nga emrat më të njohur të muzikës si Zayn, Alicia Keys, Shakira, Pink, Miley Cyrus, Martin Garrix, Maluma, Justin Timberlake etj.

Para pak ditësh, Gashi publikoi bashkëpunimin me Ty$ Sign. Ndërkohë, reperi ka bërë publik edhe albumin “1984”. Gashi ka treguar se vendosi këtë emër për albumin e tij, sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.