Celebrities Gossip Showbiz

Enca do të bëjë një ndryshim drastik dhe për këtë ka nevojën tuaj!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Vlen të theksojmë se bukuroshja është edhe shumë thumbuese dhe herë pas here poston statuse ose diçitura ngacmuese. E së fundmi, ajo ka ‘ngacmuar’ ndjekësit e saj me një pyetje duke ju kërkuar atyre opinion për një ndryshim drastik. Me anë të një Instastory, këngëtarja ka pyetur ndjekësit e saj për një model interesant të flokëve të saj.

Dua të bëjë diçka interesante me flokët, por nuk jam e sigurt se çfarë, cili parukier ka me mi marr përsipër?

Ndoshta Enca mund të na surprizojë me ndonjë model të ri…

Kujtojmë se së fundmi, Enca është bërë kryefjalë e mediave pasi me anë të postimi në Instastory ka bërë një shaka tepër ironizuese që duket se është drejtpërdrejtë për Loredanën. Teksa ndodhej në liqenin e Pogradecit duke pushuar, ajo vendosi lokacionin në Brazil duke ironizuar kështu drejtpërdrejtë reperen Loredana e cila u ‘sulmua’ pasi nuk tregonte lokacionin e saj të vërtetë.