Celebrities Gossip Showbiz

Enca e ka gati këngën e re, por është në dorën tuaj nëse doni ta dëgjoni!

Enca ka qenë shumë aktive në tregun muzikor me këngë të reja, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku. Kënga e saj e fundit, “Rakia” përveçse një këngë me ritëm, bëri bujë edhe prej skenave erotike që këngëtarja dhe modeli në klip, ish- konkurrenti i “Për’Puthen” Beart Rexhepi shfaqën. 

Përtej këtyre skenave që duket të ishin vetëm për marrëdhënie profesionale, Enca dhe Bearti jo pak herë ngritën dyshime se mund të kishte diçka më shumë mes tyre nga postimet dhe fjalët për njëri-tjetrin në rrjete sociale. 

Megjithatë, duket se këngëtarja bukuroshe nuk ka të ndalur, pasi vetëm pak pas lançimit të “Rakia”, ajo ka gati këngën e radhës. Teksa Enca ka treguar disa pamje nga klipi i këngës, i cili duket të jetë madhështor, ajo ka zbuluar dhe titullin që është “Suavele”.

Por, nëse mezi po prisni ta dëgjoni këngën, Enca e ka gati datën e publikimit me një kusht. Nëse trailer-i i publikuar nga ajo në Instagram-in e saj merr 5000 komente brenda natës, do të publikojë këngën në datë 29 korrik.

Epo, nëse mezi po prisnit Enca ka vendosur t’ju vërë pak në lojë këtë herë!