Celebrities Gossip

Enca Haxhia, 1 milionë euro për një natë?!

Këngëtarja Enca Haxhia është gjithmonë shumë aktive nëpër rrjete sociale dhe shpesh herë kontakton me fansat e saj në biseda virtuale. Në to nuk mund të mungojnë pyetjet pikante dhe intime, te cilave Enca i përgjigjet shumë thjeshtë.

Së fundmi artistja vendosi të përqëndrohej tek fansat e saj që janë kurioz për çdo lëvizje të saj, qoftë ajo profesionale apo personale.

Ndër pyetjet e shumta të publikuara në InstaStory, ato që bënë më shumë përshtypje ishin tre.
Një fans e pyeti “A je me bo dashni?” dhe përgjigja e saj ishte e menjëhershme,”Çdo ditë”. Një tjetër i shkruajti se si kishte mundësi që një vazjë aq e mirë sa ajo nuk ishte martuar ende. Ndërkohë, përgjigja e këngëtares ishte: “Më duhet ujë të shenjtë për sytë pas kësaj pyetjeje…”.

Pyetja që krijoi më shumë polemika ishte nga një ndjekës i cili e pyeti nëse Enca pranonte të rrinte një natë me të për 1 milionë dollarë dhe reagimi i saj ishte se dëshironte euro.

Mesazhet e pyetjet nuk kishin fund, por ajo vuri re se kishte plot rreth bullizmit, gjë që mesa duket këngëtarja e kishte përjetuar vetë, por tashmë e di vlerën e vetes dhe se kush është, prandaj nuk i intereson më mendimi i të tjerëve.