Celebrities Gossip Showbiz

Enca ju bën një ofertë shumë tunduese ndjekësve!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Enca shpesh zgjedh të ngacmojë imagjinatën e ndjekësve dhe këtë herë ju ka bërë një ‘ftesë’ shumë të çuditshme. me anë të një Instastory ku tregon dhomën e hotelit ku ndodhet me pushime, Enca shkruan:

Jemi për not sot? 

Epo, kush të dojë mund t’i bashkohet Encës…

Së fundmi, Enca ka ‘ngacmuar’ ndjekësit e saj me një pyetje duke ju kërkuar atyre opinion për një ndryshim drastik. Me anë të një Instastory, këngëtarja pyeti ndjekësit e saj për një model interesant të flokëve të saj.

Kujtojmë se së fundmi, Enca është bërë kryefjalë e mediave pasi me anë të postimi në Instastory ka bërë një shaka tepër ironizuese që duket se është drejtpërdrejtë për Loredanën. Teksa ndodhej në liqenin e Pogradecit duke pushuar, ajo vendosi lokacionin në Brazil duke ironizuar kështu drejtpërdrejtë reperen Loredana e cila u ‘sulmua’ pasi nuk tregonte lokacionin e saj të vërtetë.