Celebrities Gossip Showbiz

Enca ka një kërkesë paksa ‘të çuditshme’ për partnerin e saj të ardhshëm!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. E një kërkesë shumë të ‘çuditshme’ ka shprehur Enca me anë të një Instastory lidhur me bashkëshortin apo partnerin e saj të ardhshëm ku nëse nuk e plotëson mund ta kërkojë diku tjetër…

Seriozisht i dashuri/ bashkëshorti im i të ardhmes duhet të më gatuajë përditë gjëra të mira… ose do më duhet t’ja kërkoj dikujt tjetër

E teksa prej muajsh na ka treguar se ka qenë duke pushuar në plazhet më ekzotike të botës si Dubai apo Zanzibari i Tanzanisë, duket se bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë.

Ose të paktën këtë kuptojmë në një nga postimet e saj më të fundit ku teksa ka treguar foto të sajat profesionale, ‘look-u’ i saj shumë i veçantë na ka bërë të dyshojmë se mos ndoshta mund të jetë pjesë e ndonjë projekti të ardhshëm të saj. Epo, Enca besojmë se tani erdhi koha të sjellësh diçka të re për këtë sezon veror.

Trendet e çuditshme të Tik Tok-ut nuk përbëjnë më çudi, në kohën kur gjëra të pazakonta e pushtojnë herë pas here.
Ditët e fundit, të shumtë ishin ata që u shokuan me një fenomen të pazakontë që po bën xhiron e platformave të rrjeteve sociale, veçanërisht Twitter-it. Ata më guximtarët që zgjodhën të klikonin linqet e shumtë të Dubai Porta Potty, me siguri u penduan për hapin e ndërmarrë. Janë të gatshëm të paguajnë deri në 1 milion dollarë, për të provuar mundësinë që t’iu defekojnë në fytyrë.

Lidhur me këtë lajm që është duke qarkulluar dhe duke u përfolur kaq shumë në rrjete sociale ka reaguar dhe Enca. Kjo e fundit ka qenë shpesh pjesë e akuzave dhe komenteve ofenduese ndaj ka vendosur të reagojë me anë të disa Instastory-ve dhe më pas lajmëroi se jo vetëm për pushime, por tanimë do të jetë rezidente atje.