Celebrities Gossip Showbiz

Enca kërkon ndihmën tuaj për të demaskuar një personazh të njohur publik!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. E si një vajzë shumë seksi e provokuese e showbiz-it, Enca padyshim që merr shumë mesazhe nga djem, të cilët e pëlqejnë këngëtaren, por tek këta djem mesa duket paska dhe personazhe të njohur për publikun.

Si një personazh pa filtra dhe komplekse vetëm para pak minutash (duke i mbuluar emrin), bukuroshja ka zbuluar se një VIP i ka shkruar në rrjetin social Instagram, por pasi nuk ka marrë asnjë përgjigje i ka fshirë mesazhet. Por, kjo gjë nuk i ka shpëtuar syrit të Encës, e cila e ka kapur ‘screenshot’. Por, nuk mbaron me kaq… Emri i personazhit të njohur nuk mund të qëndrojë për shumë gjatë mister dhe kjo varet nga ju! Këngëtarja ka publikuar një Instastory ku pyet ndjekësit e saj, nëse duhet ta zbuloj emrin e tij apo jo.

Epo, ne jemi me të vërtetë kuriozë, po ju?

Enca ka mbajtur një fatkeqësi që i ka ndodhur para pak ditësh larg vëmendjes së publikut dhe këtë e tregoi vetëm pak ditë më parë me anë të disa postimeve në Instastory. Enca pak muaj pas humbjes së të atit, është në zi për humbjen e gjyshit të saj.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka 4 muaj nga lançimi dhe ka arritur mbi 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.