Celebrities Gossip Showbiz

Enca na prezanton me suksesin e saj më të rradhës, këtë herë në Tik Tok!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi teksa ka shijuar disa muaj pushime në vendet ekzotike të botës, kishte bërë një pauzë mjaft të gjatë në muzikë. Megjithatë, para pak ditësh, Enca lansoi këngën e saj më të re ‘Kalle’ në bashkëpunim me një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi duke sjellë kështu një ‘mix’ të Kurdistanit dhe Shqipërisë.

Para pak kohësh Enca ka postuar në Tik Tok një video të saj nga xhirrimet e klipit të këngës së re në Dubai e duket se kjo video ka bërë xhiron e rrjetit, pasi në vetëm 5 ditë ka arritur 3 milion shikime dhe këngëtarja duket shumë e lumtur për këtë.

 

A është kjo video shqiptare më e shikuar në Tik Tok?

 

Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe e ekraneve shqiptare Enca Haxhia është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar ‘Dubai Porta Potty’. E ftuar para disa ditësh në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel artistja ka reaguar duke treguar shumëçka. Sipas Encës nuk është nevoja të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë.