Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

“E preferuara juaj po rikthehet”, Enca po vjen me një surprizë të re!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

E teksa prej muajsh na ka treguar se ka qenë duke pushuar në plazhet më ekzotike të botës si Dubai apo Zanzibari i Tanzanisë, duket se bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë. Këtë gjë e ka bërë me dije në Instastory, pasi ka lajmëruar se ka gati projektin e saj më të ri për këtë sezon veror dhe ka shkruar se:

Ka ardhur koha t’ju them që…
Kënga e re po vjen…
E preferuara juaj po rikthehet…

Një ndër postimet e fundit të këngëtares që ka bërë shumë bujë ka qenë edhe një video që Enca ka postuar në Instastory, ku është shfaqur duke u puthur në buzë me një mikeshën e saj në një festë në Dubai, postim i cili u fshi më vonë nga këngëtarja. Nuk e dimë nëse ka qenë një puthje miqësie apo diçka më shumë se aq.