Celebrities Gossip Showbiz

Enca reagon pas kritikave lidhur me përdorimin e gjuhës angleze: “Injoranca është zgjedhje!”

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi teksa ka shijuar disa muaj pushime në vendet ekzotike të botës, kishte bërë një pauzë mjaft të gjatë në muzikë. Megjithatë, vetëm pak orë më parë, Enca lansoi këngën e saj më të re ‘Kalle’ në bashkëpunim me  një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi duke sjellë kështu një ‘mix’ të Kurdistanit dhe Shqipërisë.

Enca u rikthye edhe me një intervistë në Top Channel në emisionin ‘Goca dhe Gra’ pas kaq shumë muajsh pauzë. E teksa i përgjigjej pyetjeve, disa prej tyre ishin fjalë në gjuhën angleze. Mesa duket lidhur me këtë, bukuroshja ka marrë kritika dhe me anë të një video të postuar pak më parë, ajo ka reaguar duke u shprehur kështu:

Dhe dy fjalë për ata njerëz që bezdisen nëse unë përdor dy fjalë anglisht në intervistë. Zemër është viti 2022, nëse nuk kupton anglisht është problemi yt, jo i imi.

Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe e ekraneve shqiptare Enca Haxhia është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar ‘Dubai Porta Potty’. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel artistja ka reaguar duke treguar shumëçka. Sipas Encës nuk është nevoja të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë.

Ndërkaq, Enca shpeshherë sulmohet edhe për peshën e saj, ku shumë njerëz e akuzojnë për photoshop-in që përdor në fotot e publikuara në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë, Enca padyshim që ka diçka për të thënë. Zbuloni më shumë në këtë link.

Ndërkaq, sa i përket jetës private bukuroshja ka qenë perherë shumë e rezervuar dhe në lidhje me këtë fakt u ngacmua edhe pak nga moderatoret e panelit. Sa romantike është Enca?