Të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishin vëllezërit Prifti. Këngëtarët Endri dhe Stefi Prifti dhanë një intervistë shumë të veçantë në Top Albania Radio këtë të mërkurë, teksa folën për muzikën dhe jo vetëm. Të pyetur për hapat e tyre të parë në muzikë, Endri dhe Stefi zbuluan më shumë.
Ne kemi qenë në të njejtën shkollë, ne kemi studiuar për muzikë klasike. Unë kam studiur për violinë, ndërsa Endri për oboe.
Ndërkohë, vëllezërit zbuluan se dalja e tyre e parë e përbashkët ishte në vitin 1994. Më tej ata u shprehën edhe për jetët e tyre të vështira gjatë fëmijërisë. Në një rrëfim shumë të veçantë, Stefi u shpreh si më poshtë.
Jemi rritur vetëm me nënën. Kjo është një nga arsyet më madhore që kisha më shumë përgjegjësi. Përballesha me disa gjëra që edhe nuk ishin për moshën time. Endri në njëfarë mënyre e gjente rrugën e shtruar. Ai është më i hedhur, më çapkën.
Më tej një deklaratë që preku padiskutim, vëllezërit zbuluan një vështirësi shumë të veçantë që përjetuan, por dashuria për artin mesa duket u dha forcë.
Ishte periudha kur ne edhe veshjet i merrnim borxh për të dalë në skenë…
Një intervistë shumë e veçantë padiskutim, të cilën duket se vëllezërit e shijuan teksa nuk lanë pa përgjigje asnjë pyetje. Gjatë intervistës, Endri dhe Stefi Prifti kënduan live në studiot e Top Albania Radio-s. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Top Albania Radio-s.