Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet Rajoni

Endrra e Ramës, Kosovë-Shqipëri pa kufij, krijon shqetësim në Rusi e Serbi!

Deklarata e bërë nga kryeministri Edi Rama se “Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e tij”, ka shkaktuar reagime në Moskë e Beograd. Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse është shprehur se “Moska e konsideron “të papranueshme” deklaratën e kryeministrit Edi Rama”, ndërsa i ka kërkuar Perëndimit, të reagojë për këtë deklaratë, “në mënyrë të përshtatshme”.

Deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, ne e konsiderojmë “absolutisht të papranueshme”. Promovimi i planeve për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” është në kundërshtim të madh me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkiara dhe minon stabilitetin në rajon.

Sipas Zakharovës, “Kjo deklaratë nuk futet në kontekstin e përpjekjeve të përbashkëta nga Beogradi dhe Tirana, për të krijuar një treg të vetëm, të cilin po e ndërmarrin si pjesë të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, bashkë me Shkupin”.

Lidhur me këtë provokim të zhurmshëm, ne presim një reagim të përshtatshëm nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, mbikëqyrës të projektit të “shtet-ndërtimit” atje. Jemi të befasuar që shpërfillen të tilla thirrje armiqësore, në kohën kur Beogradi kritikohet lidhur me nismat humanitare për “botën Serbe”, ndonëse janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Për deklaratën e Ramës reagoi edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin:

Krijimi i “botës Serbe” është e vetmja pengesë që mund të ndalë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.