Showbiz

Ëndrra vazhdon…

16 Tetor 2020, sot Dritan Hoxha, për të gjithë Tani i Top-it do të mbushte 52-vjeç. Stafi i Top Albania Radio e përkujton gjithnjë me mirënjohje njeriun nga i cili trashëguam sfidën për të qenë të parët duke evidentuar punën profesionale e me pasion, çka bën që misioni dhe ëndrra e Tanit të vazhdojnë.

Ishte pikërisht Top Albania Radio, dashuria e parë e kësaj ëndrre që u bë realitet e nuk u ndal vetëm tek Radio Kombëtare më e dashur për shqiptarët. Shumë shpejt u ngrit një shtëpi mediatike si Top Media, e mbushur me prodhime të reja, me investime në teknologji, me ide dhe risi, që mbajnë firmën e vizionarit, pasionantit e inkurajuesit Tani.

Ëndrra vazhdon…..