Celebrities Gossip Showbiz

‘Energjia e shtëpisë’ në familjen e Luanës do t’ju shkrijë së qeshuri…

Luana Vjollca është një nga prezantueset më të njohura të televizionit tonë. Bukuroshja padyshim që tërheq vëmendje si me sukseset e saj ashtu dhe me hiret tejet të bukura që nuk ngurron t’i shfaqë në rrjete sociale.

Por, jo vetëm foto provokuese, bukuroshja shpesh ndan me ne momente teksa ndodhet me familjen e saj. Këtë herë qendra e vëmendjes ka qenë mamaja e saj, të cilën shpesh e kemi parë në postimet e motrave Vjollca. Në një video të postuar së fundmi, Luana ka ndarë me ndjekësit e saj një video të së ëmës ku shfaqet duke kërcyer në shtëpi dhe duket sa bukur aq edhe na bënë shumë për të qeshur, teksa ka qenë duke e filmuar mamanë e saj fshehurazi.

Së fundmi, teksa ka marrë disa pushime për t’u relaksuar dhe një pauzë nga ekrani dhe muzika duket se bukuroshja ka vendosur të rikthehet në këtë të fundit. Pak ditë më parë, Luana ka shpërndarë një video në rrjete sociale ku duket në një studio muzikore edhe pse nuk ka zgjedhur të komentojë diçka, prezantuesja po na paralajmëron rikthimin e saj në muzikë.

E teksa presim këtë projekt muzikor, në profesionin e saj të parë si prezantuese ende nuk na ka zbuluar diçka konkrete.

Para disa netësh, të ftuara në emisionin “Ëndërrtjerrësit” motrat Vjollca më në fund  u rikthyen sërish për të treguar gjithë karrierën e tyre në Top Channel ndër vite që nga fillimet.