Celebrities Gossip Showbiz

Eni Koçi ka humbur plot 9 kilogramë dhe duket se nuk ka të ndalur…

Eni Koçi është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar, e cila ka realizuar disa këngë që janë kthyer në hite muzirkore. Ajo iu largua botës së muzikës për pak kohë për t’iu përkushtuar studimeve. Megjithatë, së fundmi këngëtarja ka lajmëruar se do të rikthehet së shpejti me projekte të reja muzikore, pasi tanimë që ka përfunduar studimet mund të publikojë këngë të reja.

Edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë, Eni herë pas here përpiqet t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar me postime nga jeta e saj private ku shpesh publikon edhe me partnerin e saj, këngëtarin e njohur Genc Prelvukaj. Ashtu siç ka bërë edhe pak më parë ku teksa ka postuar një pjatë me sallatë duke treguar kështu se ka nisur një jetë të shëndetshme, bukuroshja ka shkruar:

-9 kilogramë por sërish në dietë 

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Nuk përfliten shumë në rrjete sociale, megjithatë nuk ngurrojnë asnjëherë ta urojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale për raste të veçanta.

Sado u përpoqën ta fshihnin lidhjen mes tyre, ajo arriti t’u bënte publike. E duket se tanimë, këngëtarja nuk ka problem të flasë edhe për detaje nga jeta e tyre private. Eni madje, nuk e ka fare problem të tregojë marrëdhënien e saj me djalin e Gencit nga një lidhje e mëparshme. Këngëtarja zbuloi se me të ka marrëdhënie fanstastike.

Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim.