Celebrities Gossip Showbiz

Eni Koçi ka një ‘ankesë’ për Gencin dhe të gjithë i japim të drejtë!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Dhe surpriza nuk mbaroi me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, zbuluan gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të re të titulluar “Ama”.

E teksa jemi afë verës, padyshim që të paturit një trup të nxirë nga dielli është dëshira e të gjithëve. Me anë të një video në Instastory, Eni zbuloi ‘pakënaqësinë’ e saj që tregon lëkurën e saj të bardhë dhe nga ana tjetër Gencin, i cili është i skuqur nga rrezet e diellit.

Ja unë e bardhë, ja kush është bërë i kuq flakë. Dil, dil…

Ndërkaq, edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë, Eni herë pas here përpiqet t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar me postime nga jeta e saj private ku shpesh publikon edhe me partnerin e saj, Gencin.